Lajme
Ymeri për videot e VV-së: Po luftohet opozitarizmi, jo korrupsioni
Demokracia
22:54 | 10 Tetor 2022

Share:

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur për videot e VV-së e cila akuzon pushtetet e kaluara për keqpërdorime.

Ymeri mendon se kjo është qasje gjeneralizuese dhe në këtë mënyrë nuk luftohet korrupsioni por opozitarizmi.

“Kur themi që 20 vjet është bërë keq, e ka pasur korrupsion, kjo në vend se me luftu korrupsionin, kjo për mendimin tim e fsheh korrupsionin. Ideja e gjeneralizimit nuk e lufton korrupsionin, ideja e gjeneralizimit në mënyrën qysh po e bën Vetëvendosje është për me luftu opozitarizmin, jo korrupsionin, se korrupsionin duhet me luftu gjithqysh”, tha Ymeri në Debat Plus.

Imeri thotë se përmes këtyre videove pushteti po tenton t’a hesht opozitën.

“A e pe çka thotë në dy videot, e kjo mendoj që po përvidhet, thotë “e këta kur po bërtasin nuk e kanë për shtet po për pushtet”, çka i bjen kjo, kjo i bjen që këta hajna nuk kanë drejtë me folë. Unë mendoj që deputetët e Kosovës kanë drejtë me folë, derisa t’i qojsh në burg, dhe kur folin duhesh me u marrë me atë që po thotë, qitu është problem, unë e kam problemin me këtë qasje”, tha Ymeri

Të ngjashme