Lajme
Ymeri për opozitën: Kur po thonë s’bëjmë opozitë si VV po thonë si përdorin metodat e VV-së opozitare
Demokracia
21:51 | 04 Shtator 2023

Share:

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar rreth historikut të partive opozitare në Republikën e Kosovës.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me Ermal Panduri ka shtuar se “Kur po thojmë opozita është e dobët. Jemi duke mos e përmendur një pjesë të meritave opozitare që janë duke bërë”.

Ai ka shtuar se opozita e ka parandalu disa ligje që sipas tij kanë rëndësi të veçantë për mirëmbajtjen e pavarësisë së p.sh institucioneve, në këtë rast me gjyqësorin ose ndarjen e pushteteve, duke i dërguar ato në Gjykatën Kushtetuese ose nëpërmjet saj.

“Një pjesë  e konsiderueshme e ligjeve e kanë pasur këtë qëllim. Ka rreziku me cenu këtë pavarësi.Dhe opozita nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese ose duke i dërgu në Gjykatën Kushtetuese e ka parandalu këtë. Mendoj se është kogja një meritë e madhe. Nuk mundemi me thane se një pozitë so ka bon kurgjo”, ka theksuar Ymeri.

Tutje ai ka bërë të ditur se ata janë duke disktuar dy gjëra të ndryshme, e para për temat që ka ngritur opozita dhe për metodën  që ka përdorur për ngritjen e temave që duhet me diskutu.

“Goxha shumë ka parasysh çka ka ba Vetëvendosja si opozitë, se nuk ka pasur opozitë tjetër të cilën mundemi me përmend në historikun e shkurtër të Republikës së Kosovës.  Pra VV në vitin  2010 , 2011 kur ka nis Kuvendi pas zgjedhjes së 2010-s, unë kam qenë deputet, kryetar I grupit parlamentar ne kemi qenë bashkë me LDK-në. Por kur flitet për opozitën, për opozitarizmi që është bërë qeverisë, Thaqi 2. Nuk mendoj që dikush flet për LDK-në por VV ka qenë më e zëshme” ka shtuar Ymeri.

Të ngjashme