Lajme
Ymeri: Pa i konvenu Kurtit zgjedhjet s’bëhen, dilema do të jetë arsyeja e tyre
Demokracia
21:24 | 17 Janar 2024

Share:

Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të shkojë në zgjedhje nëse nuk do t’i konvenojnë ato.

Ai ka theksuar se nëse zgjedhjet vendosen dilema kryesore e kryeministrit Kurti do të jetë arsyeja e tyre.

“Pa i konvenu Kurtit zgjedhjet, nuk bëhen zgjedhjet. Nëse atij i konvenojnë zgjedhjet, dilema kryesore e tij do të jetë si do të shkojmë në zgjedhje, sepse mënyra se qysh po shkojmë në zgjedhje është shumë e rëndësishme pastaj për fushatë, arsyen pse po shkon edhe procedurën pse po shkon, a po shkon se po dorëhiqesh apo se po të rrëzojnë, kjo ka rëndësi. Veçanërisht për një lider si Kurti, i cili dëshiron me  u paraqit si lider i guximshëm, i cili nuk dorëzohet dhe iu bën ballë sfidave e dorëheqja është ikej nga sfidat në fakt”, ka deklaruar Ymeri.

Po ashtu, sipas tij, nëse zvarritet procesi i dialogut është së pari interesim i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Sepse potencialisht forcat politike që mund të bëhen më shumë në parlamentit evropian janë forca politike që janë shumë më shumë pro ideologjisë së Vuçiqt sesa që janë me Kosovë”, ka deklaruar tutje ai.

Të ngjashme