Lajme
Ymeri: Nëse droga është vjedhur nën qeverisjet e kaluara, provat e rastit, Dehari janë zhdukur nën Qeverinë Kurti II
Demokracia
21:24 | 10 Janar 2023

Share:

Analisti Visar Ymeri, e komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ku e ka quajtur “skandaloze”  pasi sipas tij Qeveria Kurti II po ka nevojë me treguar sa të këqij  kanë qenë ish qeveritë e kaluara.

Më tej, Ymeri ka thënë këtë është duke e bërë sepse nuk është duke mundur që të tregojë sa e mirë është qeverisja e tyre.

“Këto u tha që nuk ka më vjedhje të drogës në stacionin policorë, është vërtetë që ajo ka ndodhur një herë në vitin  2010 apo edhe më herët. Por nën qeverisjen Kurtit e kemi zhdukjen e provave të rastit të Astrit Dehar-it. Dje e dëgjova ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun që tha se kjo zhdukje është bërë qëllim  për të me goditur mua, por a mund të themi që edhe droga është vjedhur për t’i goditur pishtarët e atëhershme”, kështu ka deklaruar analisti Visar Ymeri.

“Vlerësimi që është duke ia bërë qeverisë së vetë Lëvizja Vetëvendosje është vlerësim negative”, ka thënë Ymeri.

Tutje Ymeri  treguar se LVV-ja është duke përdorur propagandë duke krahasuar me qeveritë e kaluara.

“Kur je në qeverisje duhet me ndryshua propagandë, duhet të tregosh se çfarë ke bërë vetë edhe si i ke luftuar këto fenomenet që je duk i kritikuar në video, se shumë prej atyre fenomeneve, pavarësisht se sa të vërteta janë nuk janë duke e luftuar me Vetëvendosjen në pushtet”.

“Përdoren çështje që kanë ndodhur ose raste të cilat nuk kanë të bëjnë fare me Qeverinë Kurti II siç ka qenë shkëputja e kontratës me Z Mobile që ka ndodhur në vitin 2019”, ka shtuar Ymeri.

Ai ka përfunduar duke thënë se privatizimi është duke vazhduar edhe gjatë mandatit të Qeverisë Kurti II.

Të ngjashme