Lajme
Ymeri: Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon
Demokracia
21:24 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Analisti Visar Ymeri, ka deklaruar se Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon.

Ymeri ka thënë se ajo që kreu i ekzekutivit po bën është shumë problematike.

“Kjo lojë më shifra është e tepërt, atë që po e bën Kurti është problematike sepse po e shpërfaq një realitet alternativ duke i përdorur shifrat në mënyrën qysh i konvenojnë, tregimi që po do të tregojë për veten si kryeministër i suksesshëm veçanërisht në fushën e ekonomisë ku ka më së paku suksese. Në Kosovë dallimi në çmimet e ushqimit dhe veçanërisht sasisë së parave që qytetarët i shpenzojnë për ushqim është dukshëm më i madh krahasuar me rajonin”, tha ai.

“Përgjatë viteve të inflacionin, Kosova e ka pasur inflacionin më të madh krahasuar me krejt vendet e rajonit. Arsyeja pse ne sot marrim më shumë të hyra në vlerë nominale është për shkak të rritjes së çmimeve”, shtoi Ymeri.

Për këtë, Ymeri thotë se nuk mund ta quajë sukses ekonomik.

“Ky nuk është sukses ekonomik. Në kohë krizash me u krekos që po merr shumë para për buxhet është mosnjohje bazike e ekonomisë sepse kjo po i bie që po i varfëron qytetarët dhe çka po bën Kurti, po i jep në formën e subvencioneve”, tha ai.

Të ngjashme