Lajme
Ymeri: Kjo formë e organizimit të zgjedhjeve në veri nuk i bën ato legjitime
Demokracia
18:04 | 17 Prill 2023

Share:

Analisti, Visar Ymeri ka thënë se forma legale e organizimit të zgjedhjeve në veri nuk do të thotë legjitimitet politik.

Në emisionin “Five”, Ymeri ka theksuar se nuk mund ti quajmë ato zgjedhje të suksesshme edhe nëse nuk kemi probleme të sigurisë, në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në katër komunat veriore më 23 prill.

”Kjo formë e organizimit të zgjedhjeve natyrisht nuk i bën ato legjitime, natyrisht edhe në syrin e ndërkombëtare e as me pak në sytë e shteteve të tjera jashtë partneritet me Republikën e Kosovës. Dhe në këtë drejtim nuk mund ti quajmë ato zgjedhje të suksesshme edhe nëse nuk kemi probleme të sigurisë.  Po i mënjanoi si një mundësi , që janë reale” ka thënë Ymeri.

Tutje, Ymerri ka theksuar se çështja e zgjedhjeve në veri, është dashur të diskutohej në Ohër në procesin e negociatave.

”Mosmbajtja e zgjedhjeve e ka ndikimin e vet te procesi negociator”, ka shtuar tutje ai.

”Unë konsideroj që kjo çështje është dashur të diskutohej në Ohër, në procesin e negociatave. Në të cilin do të merremi vesh se si do të organizohej zgjedhjet ashtu siç i parasheh ligji dhe kushtetuta. Mosmbajtja e zgjedhjeve e ka ndikimin e vet te procesi negociator. Sepse edhe nëse duam që ta përshpejtojmë procesin e themelimit të asociacionit, siç po insiston qeveria në Beograd.  Prapë pa zgjedhje nuk mund të bëhet, Sepse kuvendi, themeluesi i asociacionit, sipas marrëveshjeve të kaluara, përbëhet nga delegatët që vijnë nga asambletë komunale” ka thënë Ymeri.

Të ngjashme