Lajme
Ymeri: Drafti i Asociacionit nuk nënshkruhet me Serbinë, Kurti e ka gabim
Demokracia
23:40 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Gjatë diskutimit në “Debat Plus” lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe rolin e kryeministrit Kurti për këtë çështje, analisti Visar Ymeri ka deklaruar se Kurti e ka gabim lidhur me kërkesën që drafti të nënshkruhet edhe nga pala serbe.

Derisa po debatonte me ish-deputetin Ali Lajçi rreth draft-statutit, Ymeri ka kujtuar se si ai bashkë me Lajçin i kishin quajtur parimet e vitit 2015 “tradhti ndaj Republikës”.

“Drafti i Asociacionit nuk nënshkruhet me Serbinë. Gabime ka këtu Kurti. Statuti i Asociacionit është vendim i Qeverisë sonë. Nëse kjo që ka bërë Kurti nuk është asgjë, pse iu kemi rënë në qafë Thaçit e Mustafës. Parimet e 2015-ës unë dhe ti bashkë i kemi quajtur tradhti ndaj Republikës. Këna dalë këna protestua, kemi gjuajt gaz lotsjellës e jemi përplasur me policinë”, ka deklaruar Ymeri.

Të ngjashme