Sport
Ylli shumë i fortë për Prishtinën
Demokracia
23:03 | 07 Maj 2022

Share:

Golden Eagle Ylli e ka startuar me fitore bindëse ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Kampioni në fuqi, Ylli, ishte bindës ndaj skuadrës së Sigal Prishtinës. Dueli i luajtur të shtunën mbrëma në Suharekë, u mbyll me shifrat 73:48 në të mirë të ekipit vendas.

Pas këtij triumfi, Yllit i nevojiten edhe dy fitore në këtë seri gjysmëfinale për të avancuar në finalen e këtij edicioni.

Ekipi vendas gjatë tërë ndeshjes ishte më i mirë se Prishtina dhe vazhdimisht ka qenë në epërsi.

Mikaile Tmushiq me 19 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Ylli, ndërsa pikë dyshifrore realizoi edhe Henrik Shirko. Shirko pati 17 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Edhe te Prishtina vetëm dy basketbollistë regjistruan pikë dyshifrore. Jetmir Zeqiri me 13 pikë ishte më i dalluari, ndërsa Byram Faye pati 11 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja e dytë e kësaj serie do të zhvillohet javën e ardhshme në Prishtinë.

Në gjysmëfinalen tjetër, do të përballen Trepça me Pejën. Dueli i parë luhet të dielën prej orës 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Të ngjashme