Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Vëllaznimit në javën e 12-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “13 Qershori” në Therandë.
Jan Palokaj me 25 pikë dhe Jalen Nesbitt me 23 sosh, ishin dy basketbollistët më meritorë në fitoren e therandasve.
Për Yllin ishte kjo fitorja e shtatë në këtë sezon, krahas pesë humbjeve.
Ndërsa, Vëllaznimi tani numëron gjashtë humbje dhe gjashtë fitore.