ShowBiz
Ylli publikon momente qesharake me prindërit, i teston me tekstin e këngës së fundit
Demokracia
14:15 | 14 Prill 2022

Share:

Yll Limani ka publikuar së fundi këngën e tij më të re.

Kënga titullohet “9”, dhe padyshim është shndërruar në një hit.

Për vetëm pak ditë prej publikimit, tashmë kënga numëron më shumë se dy milionë klikime në ‘Youtube’.

Së fundmi, këngëtari ka vendosur që t’i testojë prindërit nëse mbajnë mend vargjet e këngës së re.

“Ky është test me prindërit e mi për të parë nëse e kanë mësuar këngën time më të re!”, thotë ylli në videon që ka publikuar.

Si duket prindërit e Yllit nuk e kanë mësuar edhe aq mirë tekstin, teksa i shtojnë vargje të tjera.

Videoja ka shkaktuar shumë të qeshura tek të gjithë ndjekësit e Yllit.

Ndryshe këngëtari është mjaft aktiv me video qesharake në rrjete sociale./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Të ngjashme