Sport
Ylli portugez i Manchester United përfshihet në aksident, kjo është gjendja e tij
Demokracia
13:10 | 18 Prill 2022

Share:

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes është përfshirë në një aksident me veturën mëngjesin e të hënës (sot).

Shefi i futbollit nga Press Association, Simon Peach, ka raportuar se Fernandes ka shmangur dëmtimin e rëndë së bashku me të gjitha palët e tjera të përfshira në aksident, përcjell Demokracia.com.

“Bruno Fernandes u përfshi në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm, por fatmirësisht duket se të gjitha palët shmangën lëndimet e rënda”, thotë Simon Peach në Twitter.


Portugezi pritet të stërvitet normalisht me United të hënën pasdite.

Lajmi për aksidentin e Fernandes vjen në prag të ndeshjes vendimtare të United kundër rivalëve të Liverpool në “Anfield”./Demokracia.com/

Të ngjashme