Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka rikthyer edhe njëherë në skenë poeziën “Ylli i vogël lartë në Qiell”, për tu tallur me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kjo e fundit, gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës tha se një homolog i saj i ka thënë që “është yll i ndritshëm i demokracisë në rajon”.
“Një homolog i imi nordik në një prej takimeve në thotë “you are the shining star of the democracy in the region”, që do të thotë “jeni yll i ndritshëm i demokracisë në rajon” – tha Gërvalla.
Tutje në fjalimin e saj, Gërvalla u shpreh se janë të pamunumërta bisedat me homologë të kontinenteve të ndryshme të cilët shprehin admirim për sukseset dhe për caktimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për shtet ligjor e demokraci të mirëfilltë.
“Ylli i vogël lart në qiell,
Duket porsi zjarr në pyll,
Sipër dheut, lart qëndron,
Xixa-xixa xixëllon.
Disku i diellit kur perëndon,
Nata hijen e lëshon,
Ylli veten e zbulon,
Xixa-xixa xixëllon.
Drit’ e yllit kur shkëlqen,
Udhëtarit ç’i pëlqen,
Natën e errët kudo shkon,
Udhën vetëm s’e harron.
Natën djali kur shikon,
Sipër dheut, fort mendon,
Mendt’ e veta ç’i habit,
Ylli i vogël se si ndrit”, ka shkruar Çitaku.