Sport
Ylli i UFC-së zbulon gjithçka për Ronaldon: E dija që para një muaji që do të kalojë tek Unitedi
Demokracia
15:03 | 03 Shtator 2021

Share:

Ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov ka zbuluar se ai e dinte se Cristiano Ronaldo do të transferohej te Manchester Unitedi që para një muaji.

Nurmagomedov dhe Ronaldo janë miq shumë të ngushtë, me legjendën e pamposhtur të UFC që pranoi në fillim të këtij viti se të dy flasin së bashku thuajse çdo ditë.

Por për të gjitha tronditjet në botën e futbollit në lidhje me kalimin e Ronaldos në minutën e fundit te Unitedi, Nurmagomedov tha se ai e dinte që planet kishin filluar para disa kohësh.

“Një muaj më parë, ai më tha se po transferohej te Manchester Unitedi. Unë prisja që kjo marrëveshje të ndodhte. Unë mendoj se Unitedi është më i përshtatshëm për të sesa Juventus. Për mua, transferimi nuk ishte një surprizë’’, u shpreh ylli i UCF-së. Khabib nuk është i vetmi që deklaron diçka të tillë, pasi më herët dhe ish-futbollisti Patric Evra pretendoi se e dinte që Ronaldo do të transferohej tek Manchester Unitedi para se lajmi të bëhej zyrtar. /Demokracia.com

Të ngjashme