Sulmuesi i Tottenham Hotspur ka bërë një gjest shembullore të hënën në mbrëmje në takimin e Koresë së Jugut ndaj Kilit.
Ylli i “Spurs” mori vëmendjen e shumë tifozëve pasi ndaloi një konfrontim mes dy futbollistëve të Kilit në fushë.
Paulo Diaz dhe Benjamin Kuscevic u zemëruan të dy me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen disa fjalë në gjysmë të fushës.
Ata të dy u përplasën me njëri-tjetrin dhe dukej se gjërat mund të fillonin seriozisht.
Por kapiteni i Koresë së Jugut, Son, në ekipin e kundërt, luajti rolin e paqeruajtësit dhe u hyri në mes për t’i ndarë.
Heung-min Son being peacemaker amongst two rivals Chilean on verge of starting a brawl.
This guy seriously, it’s Son and it’s the Holy Spirit pic.twitter.com/izpGuRmzgw— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) June 7, 2022
Ai i largoi të dy futbollistët me shpejtësi për t’i parandaluar ata të hidhnin duart në fushë./Demokracia.com/