Tirana ka arritur marrëveshjen me klubin ukrainas Vorskla Poltava për të transferuar Ennur Totre, meson SuperSport. Kampionët e Shqipërisë do të përfitojnë 250 mijë euro, dhe 50 të tjera bonus në bazë të paraqitjes së Totres.
Javën e ardhshme, mesfushori do të udhëtëtojë drejt Ukrainës për të firmosur një kontratë 3-vjeçare. 25-vjeçari pritet që të përfitojë 180 mijl euro në sezon plus bonuse.
Pavarësisht situatës së krijuar në Ukrainë, kampionati do të zhvillohet në qytetet në kufi me Poloninë. N
ëse do të ketë problematika atëherë kampionati do të zhvendoset në Poloni. Vorskla është një herë fituese e Kupës së Ukrainës, ndërsa sezonin e shkuar në 18 ndeshje mori 33 pikë.