ShowBiz
Ylli i TikTok-ut, Addison Rae tani yll i muzikës pop
Demokracia
13:46 | 21 Mars 2021

Share:

‘Obsessed’ është kënga debutuese e Addison Rae.

Ylli i TikTok-ut, Addison Rae po sfidon veten edhe në muzikë. Ajo ka lansuar këngën e saj të parë të titulluar “Obsessed” bashkë me videoklip ku tregon edhe aftësitë e saj të kërcimit.

Ështe qartë se TikTok-u i ka ndihmuar shumë në perfeksionimin e kërcimit, sepse në video duket qartaz se ajo po përdor të gjitha teknikat që kemi parë aty, shkruan Demokracia.com.

Prodhuar nga Benny Blanco, Blake Slatkin  dhe Ryan McMahon, “Obsessed” është një këngë e cila flet për dashurinë ndaj vetvetes, ose fiksimin (Kur ti thua se je fiksuar pas meje, edhe unë).

Videoklipi drejtohet nga Diane Martel, e cila ka punuar me Beyoncé dhe Miley Cyrus dhe Rae shihet e grimuar nga linja e saj e bukurisë, Item Beauty, si dhe një varg veshjesh nga Gen Z.

Ajo është personi i dytë më i ndjekur në TikTok, me më shumë se 78 milion ndjekës. Vitin e kaluar, ajo mori pjesë në fushatën e Kim Kardashian si një modele e SKIMS dhe drejton një podcast në Spotify të quajtur ‘Mama Knows Best’ së bashku me nënën e saj.

Për vetëm dy ditë kënga ka mbledhur rreth shtatë milionë klikime në Youtube. /Demokracia.com/

Të ngjashme