Sport
Ylli i Spanjës pas fitores së sontme: Kosova kishte lodhje në pjesën e parë, pas golit të parë ishte gjithçka e lehtë
Demokracia
23:04 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.

Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.

Dani Olmo që i shënoi sonte Kosovës, pas ndeshjes tha se Kosova u lodh shumë në pjesën e parë.

“Pasi shënuam golin e parë ishte gjithçka më e lehtë. Kosova ishin të mirë, por u lodhën shumë në pjesën e parë dhe nuk mund ta mbanin ritmin në pjesën e dytë”, ka deklaruar ylli i RB Leipzigut. /Demokracia.com

Të ngjashme