Sport
Ylli i Romës me gjest të ulët pas humbjes në derbi, iu drejtohet në këtë mënyrë tifozëve kundërshtarë
Demokracia
11:26 | 27 Shtator 2021

Share:

Humbja në derbin e kryeqytetit italian nga Lazio duket se më së rëndi e përjetoi ylli i Romës, Nicolo Zaniolo.

Roma pësoi disfatë 3-2 nga Lazio në derbin e madh të zhvilluar në stadiumin “Olimpico” në Romë, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori i “Giallorossi” pas ndeshjes derisa po shkonte në tunelin e stadiumit që dërgon në dhomat e zhveshjes iu drejtua me një gjest të ulët tifozëve të Lazios.

Mbështetësit e “Biancocelesti” u tallën me Zaniolon, ndërkohë që ky i fundit në një moment në drejtim të tyre përdori një veprim të pa hijshëm.


22-vjeçari është pjesë e Romës nga viti 2018 kur u transferuar nga klubi tjetër italian, Inter. /Demokracia.com

Të ngjashme