Pas entuziazmit për fitoren e marrë kundër Barcelona-s, ka ardhur një lajm i keq për Real Madrid-in. Ambienti madrilen është shtangur nga dëmtimi i pësuar nga Aurelien Tchouameni.
Klubi spanjoll, përmes një komunikate për shtyp, ka konfirmuar se lojtari ka pësuar një frakturë në këmbë:
“Pas testeve të bëra nga lojtari Aurelien Tchouameni nga stafi mjekësor i Real Madrid, është ddiagnostikuar një frakturë në këmbën e majtë”.
Për momentin nuk është bërë e ditur koha e rikuperimit, në ditët e ardhshme do të vlerësohet gjendja e lojtarit nga stafi i madrilënevë, por që tani ka filluar të flitet për një kthim në fushë të francezit në 2024-ën.
23-vjeçari Tchouameni ka luajtur 14 ndeshje në sezonin 2023/24, në të cilat ka shënuar një gol.