Sport
Ylli i PSG-së: Jam i lumtur këtu, por ëndërroj Realin
Demokracia
15:44 | 07 Maj 2022

Share:

Mes yjeve që mund t’i thonë lamtumirë Parisit këtë verë është edhe mesfushori argjentinas, Leandro Paredes, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.

Për të mos rrezikuar që ta humbasin lojtarin me kosto zero vitin tjetër, PSG mund të vendosë ta shesë këtë verë 27-vjeçarin, i cili ka rrëfyer: “Do të më pëlqente të luaja te Real Madrid”.

Mesfushori, i cili e ka mbyllur sezonin e tij në prill për shkak të një dëmtimi, e imagjinon veten në Santiago Bernabeu në një të ardhme të afërt.

“Çdo lojtar ëndërron të veshë fanellën e Real-it”, ka thënë Paredes në një intervistë të dhënë për median argjentinase “TyC Sports”.

“Është një klub shumë i rëndësishëm, edhe pse kam shumë respekt për Paris Saint-Germain dhe jam shumë i lumtur këtu në Paris”.

Në fund, mesfushori argjentinas nuk e ka përjashtuar edhe kthimin në atdhe në një të ardhme: “Do të më pëlqente të kthehesha te Boca. Ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë, duhet jetuar jeta”. /Demokracia.com

Të ngjashme