Sport
Ylli i Prishtinës kërcënon Dritën: Ndeshjet e deritashme i kemi harruar, fokusin te takimi i radhës
Demokracia
19:03 | 20 Shkurt 2021

Share:

Prishtina ka hyrë në një seri shumë të mirë të rezultateve pozitive dhe kjo ka bërë që kampi bardhekaltër, sidomos me dështimin e Dritës sot, t’i rrisë shpresat edhe për titull, shkruan Demokracia.com.

Njëri nga futbollistët më në formë te Drita, Leonit Abazi, ka thënë se ndeshjet e deritashme i kanë harruar dhe se fokusi tash është te takimi i radhës kundër Dritës, i cili mund të jetë vendimtar sa i përket luftës për titull.

“E kishim paraparë ndeshje të vështirë me Arbërinë, andaj e kishim marrë shumë seriozisht. Nuk jam i kënaqur vetëm me dy golat e mi, por jam i kënaqur me tërësinë e ekipit tim, me ecurinë që e kemi dhe po ndjehem shumë i lumtur”, ka thënë Abazi për faqen zyrtare të klubit, përcjell Demokracia.com.

“Natyrisht tash fokusin e kemi vetëm te përballja e së mërkurës, ashtu siç mendojmë për çdo ndeshje të radhës me shpresë se do të kemi vazhdimësi”, përfundoi Abazi. /Demokracia.com

Të ngjashme