Sport
Ylli i Premierligës përfundoi karrierën e tij në moshën 23-vjeçare për shkak të problemeve me zemrën
Demokracia
12:30 | 10 Tetor 2022

Share:

Disa lajme mjaft tronditëse vijnë nga Premierliga, pasi Brighton ka njoftuar se ylli i tyre Enoch Mwepu është dashur të tërhiqet, transmeton Demokracia.com.

Lojtari i kombëtares së Zambisë, i cili luajti 24 ndeshje për vendin e tij dhe shënoi gjashtë gola, u diagnostikua me një sëmundje të trashëguar të zemrës, e cila e detyroi të tërhiqej në moshën 23-vjeçare.

U zbulua se gjendja e zemrës mund të përkeqësohej me kalimin e kohës dhe ta vinte atë në rrezik, kërcënues për jetën, nëse vazhdonte të luante futboll në nivelin më të lartë.

Mwepu ishte një nga lojtarët më standardë të Brighton këtë sezon, i cili ishte një nga surprizat më të këndshme të Premierligës në fillim të sezonit.

Klubi kishte plane të mëdha për të, ai u soll nga Salzburgu verën e kaluar për 23 milionë euro, por atij iu desh ta përfundonte karrierën pas vetëm një viti./Demokracia.com/

Të ngjashme