Sport
Ylli i Paris Saint-Germainit infektohet me koronavirus, mungon ndaj Bayern Munich
Demokracia
14:02 | 05 Prill 2021

Share:

Mbrojtësi italian i Paris Saint-Germainint, Alessandro Florenzi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ka qenë klubi francez që e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Florenzi është në izolim dhe do të dalë në momentin që rezulton negativ në testim.

Kësisoj, Florenzi ka humbur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayernit të Munichut të mërkurën në mbrëmje.

Krahas Florenzit, mungesë tjetër për të njëjtën arsye është edhe Veratti.

Ndeshja e parë ndërmjet Bayernit dhe PSG-së do të zhvillohet në ‘Allianz Arena’. /Demokracia.com

Të ngjashme