Skuadra e Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll, këtë herë duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 96:73.
Kjo sfidë që i takonte javës së 16-të është dominuar plotësisht nga skuadra therandase.
Golden Eagle Ylli tash ka dhjetë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe tetë humbje. /Demokracia.com