Paguhet plot 29.5 milionë dollarë në vit, por basketbollisti kanadez Andrew Wiggins nuk do të mund të luajë ndeshjet në shtëpi me skuadrën e tij Golden State Warriors.
Shkak për këtë është bërë vendimi i basketbollistit kanadez që të mos bëjë vaksinën anti-Covid 19, e cila në shtetin e San Franciscos është e detyruar për të gjithë personat mbi 12 vjeç, për të marrë pjesë në eventet madhore.
Basketbollisti kanadez formuloi një kërkesë ndaj autoriteteve, ku kërkoi një përjashtim, pasi e justifikoi refuzimin e vaksinës me çështje fetare, megjithatë kjo u hodh poshtë dhe tani Ëiggins do ta ketë të pamundur të luajë në ndeshjet në San Francisco.
Klubi i Golden State Warriors nuk është shprehur ende zyrtarisht për këtë çështje, megjithatë duket e pamundur që të ndërhyhet në vendimin personal të sportistit 26-vjeçar kanadez. /Demokracia.com