Sport
Ylli i Man Cityt kapet i dehur në Las Vegas, shpenzoi 96 mijë euro dhe kishte femra gjysmë të zhveshura pranë tij
Demokracia
11:12 | 20 Qershor 2022

Share:

Futbollisti i Man Cityt, Jack Grealish ka rënë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljeve jo-sportive të cilat e kanë ndjekur atë në vitet e fundit.

Në verën e vitit të kaluar, Grealish u bë futbollisti më i shtrenjtë i “Qytetarëve”, shkruan Demokracia.com.

Por, ai pati më shumë sukses jashtë fushës së gjelbër.

Pas festës së “çmendur” në Ibiza, tashmë ai është kapur i dehur në Las Vegas.

Mediat angleze raportojnë se ai i ishte i dehur në orën tre të mëngjesit dhe ka shpenzuar rreth 96 mijë euro për shërbime VIP në një klub nate, ku përfshiheshin 116 shishe shampanjë./Demokracia.com/

Të ngjashme