Jack Grealish dhe e dashura, Sasha Attëood u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre luksoze të Manchester.
Kjo për shkak se tifozët e zbuluan vendin ku ai po qëndronte me të dashurën e tij dhe ata qëndronin afër saj për ta parë atë nga afër, raporton TheSun, përcjell Demokracia.com.
Reprezentuesi i Anglisë u transferua te Manchester City në merkaton e verës, por ai tashmë është në kërkim të një vendi tjetër për të jetuar pas kësaj situate.
Grealish iu bashkua kampionëve të Premierligë në një marrëveshje prej 115 milionë funtash nga Aston Villa.
Sidoqoftë, lojtari dhe e dashura e tij kishin frikë për sigurinë e tyre, andaj janë në kërkim të një shtëpie të re.
“Jack kishte jetuar në një apartament të bukur në Manchester, por kohët e fundit fansat kanë filluar të mblidhen jashtë”, tha një burim për TheSun. /Demokracia.com