Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.
Vlen të përmendet se Bernard Berisha u ndëshkua me karton të kuq sonte në fund të ndeshjes, me ç’rast do të mungojë të mërkurën kundër Spanjës.
Megjithatë, “Dardanëve” do t’ju kthehet Ibrahim Dresheviq nga pezullimi.
Ndeshjen e ardhshme në eliminatore, Kosova e luan ndaj Spanjës të mërkurën, kurse Suedia luan miqësore me Estoninë. /Demokracia.com