Sport
Ylli i Kosovës dhe skuadrës ruse sot ka dy festa në familje
Demokracia
14:28 | 17 Shkurt 2021

Share:

Kosova sot po e feston 13 vjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor po shënohet anembanë vendit tonë, madje duke kaluar edhe kufij. Megjithatë, në familjen  e futbollistit kosovar, Bernard Berishës sot ka dy festa, shkruan Demokracia.com.

Ylli i Kosovës,  përveç festës së pavarësisë ai po e feston edhe ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

29-vjeçari pejan, përmes një postimi në “Facebook” ka ardhur me një urim të veçntë për gruan e tij.

Gëzuar ditëlindjen zemra ime. U bëfsh edhe 100 vjeç

Të dua shumë bukuroshja ime

Të uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë.

Të premtoj që gjithmonë do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Ti je gjithçka për mua. Faleminderit Zot që më bekove me një njeri si ti.

Gëzuar ditëlindjen engjëlli im”, ka uruar Berisha.

Mesfushori kosovar po kalon momente shumë të mira te skuadra ruse Akhmat Gronzy, derisa në mars ai pret të japë kontribut edhe te Kosova në ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror 2022. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme