Sport
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë do t’i bashkohet Interit
Demokracia
14:26 | 09 Qershor 2022

Share:

Kristjan Asllani ka qenë një nga zbulimet më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A, ku mesfushori shqiptar luante për radhët e Empolit.

Performanca e tij e jashtëzakonshme bëri që shumë ekipe të viheshin pas tij dhe madje presidenti i klubit të Empolit e konfirmoi se është e vështirë të mbash në ekip një Asllani, pasi ekipet e mëdha ngulmonin për të.

Por Interi ishte ai klub i cili nuk hoqi dorë kurrë prej lojtarit të kombëtares tonë, dhe për këtë gjë, durimi ka një fitim në fund.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano sapo ka konfirmuar se Interi ka arritur një marrëveshje totale me Kristjan Asllanin.

Tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit që do të diskutohen me klubin e Empolit.

Të ngjashme