Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është duke kaluar formë të mirë tek Reims në kampionatin francez, shkruan Demokracia.com.
Berisha i cili javë më parë pati një lëndim, ka arritur shpejt të rikuperohet për t’u rikthyer titullar në ekipin francez, dhe ku është një lajm i mirë për trajnerin e Kosovës, Bernard Challanes në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian që nisin në fund të muajit mars.
Berisha përveç angazhimeve në fushë, ai ka gjetur pak kohë së bashku me Arbër Zenelin të shijojë edhe bukurit e Parisit.
Ai, në “Instagram” ka postuar disa foto interesante, derisa një lë përshtypje me shumë me kullën “Eiffel”, ku ai shihet sikur po e zotëron me dorë. /Demokracia.com