Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata dhe sulmuesi shqiptar i Spezias, Rey Manaj duket se gëzojnë raporte të mira shoqërore.
Të mërkurën mbrëma Juventusi fitoi 2-3 në udhëtim te Spezia në një takim ku u aktivizua Manaj në 13 minutat e fundit, shkruan Demokracia.com.
Pas ndeshjes dy shokët, Morata dhe Manaj u takuan para se ekipi “bardhezi” të largohej drejt Torinos.
Ata bën edhe një fotografi së bashku të cilën Morata e publikoi në llogarinë e tij në Instagram.
Reprezentuesi i Kombëtares së Spanjës nuk ka hezituar ta quaj edhe vëlla sulmuesin e Shqipërisë.
Rey Manaj është huazuar nga Barcelona te klubi italian deri në fund të edicionit me qëllim që të fitojë më shumë minutazh në fushë. /Demokracia.com