Sport
Ylli i Interit ndërron profesion, shihni sa i shkathtë është në kikboks
Demokracia
15:24 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Titullari i Interit, Ivan Perisiç nuk ka pasion vetëm futbollin, por mesa duket ka pasion edhe kikboksin.

Kroati me anë të një videoje në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka shkruar se po mëson çdo ditë nga një gjë të re:

“Duke mësuar nga një gjë të re çdo ditë”, shkroi 32-vjeçari i cili ishte duke u stërvitur me ish-kampionin e kikboksit Luka Tomiç.

Gjatë këtij sezoni Perisiç është aktivizuar në total me Interin në Serinë A në 17 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola. /Demokracia.com

Të ngjashme