Ylli i Game of Thrones, Emilia Clarke është në kërkim të dashurisë në aplikacionin për takime Raya.
Aktorja që luan Daenerys Targaryen besohet se ka krijuar një profil të plotë në këtë aplikacion, në bazë të selfie-ve mahnitëse të postuara aty, transmeton Demokracia.com
Raya është një aplikacion elitar për takime i krijuar për individë dhe persona të famshëm të profilit të lartë është vetëm me ftesa, ku personat single duhet të aplikojnë dhe të miratohen nga një komision.
Emilia iu bashkua me ngurrim në aplikacionin ekskluziv të takimeve pasi u inkurajua nga miqtë për të filluar sërish kërkimin e dashurisë.
Një burim i tha The Sun: “Të gjesh partner romantik gjatë karantinës ka qenë shumë e vështirë prandaj disa miq e kanë bindur Emilia që të provoj Raya”.
Mirëpo duket sikur aktorja nuk qëndroi gjatë në këtë aplikacion.
“Ajo e kuptoi shpejt se të njohësh njerëz online nuk ishte stili i saj dhe e mbylli shpejt aplikacionin”./Demokracia.com