Dusan Vlahoviq është senzacioni i Serisë A këtë edicion pa asnjë dyshim.
Vlahoviq është kthyer në një lider të skuadrës së Fiorentinës me golat që ka shënuar, shkruan Demokracia.com.
Me tre golat e shënuar ditën e djeshme kundër Specias, sulmuesi serb ka arritur në kuotën e 25 golave të shënuar në këtë vit, duke lënë prapa tij lojtarët më të mirë në vitet e fundit.
Vlahoviq ka bërë më mirë se Messi 23 gola, Ronaldo 21 dhe Mbappe 20, ndërsa kalohet vetëm nga Lewandowski i cili ka arritur të shënojë 36 gola në 27 ndeshje, dhe Haaland 26 gola.
Kujtojmë se në drejtim të Vlahoviq janë vënë një disa skuadra që duan shërbimet e bomberit 21-vjeçarit për sezonin e ardhshëm.
Kontrata aktuale me Fiorentinën i mbaron në vitin 2023 dhe vetë drejtuesit kanë bërë të ditur se nuk do t’i ofrojnë një rinovim kontrate. /Demokracia.com