Sport
Ylli i Feronikelit flet për lëndimin që pësoi sot ndaj Ballkanit
Demokracia
21:35 | 21 Shkurt 2021

Share:

Feronikeli ka pësuar një humbje të dhimbshme sot në udhëtim ndaj Ballkanit me rezultat 1:0, shkruan Demokracia.com.

Ishte një gol i pranuar vonë që i solli humbjen skuadrën nga Drenasi, e cila përveç disfatës në rezultat, ajo pati edhe një humbje tjetër.

Fjala është për futbollistin kryesor të saj Yll Hoxha, i cili u desh ta lëshoi fushën në pjesën e parë për shkak të një lëndimi.

Hoxha në një bisedë për Demokracia.com, ka folur për shkallën e lëndimit derisa detajet do t’i mësojë nesër pas disa ekzaminimeve që do t’i bëjë.

“E ndjeva si kontraktim mbrapa muskulin dhe për këtë mu desh ta lëshojë fushën”, ka thënë fillimisht Hoxha, duke shtuar se shkallën e lëndimit e mëson nesër pas disa kontrolleve mjekësore që do t’i ketë.

“Nuk e di ende për shkallën e lëndimit. Nesër do ta bëjë një ego dhe të shohim për çfarë lëndimi bëhet fjalë, është tërheqje apo vetëm kontraktim. Shpresoj që të mos jetë dëmtim që më mban gjatë larg fushës”, ka përfunduar Yll Hoxha. /Demokracia.com

Të ngjashme