Një superyll i njohur i muzikës ka befasuar fansat me një paraqitje krejtësisht të thjeshtë, teksa është parë duke bërë pazare në një market në New York këtë javë.
Bëhet fjalë për reperen e famshme Cardi B, e cila u shfaq me një veshje sportive në “Whole Foods”, vetëm pak orë pas daljes së saj mahnitëse në Met Gala.
Fituesja e çmimit Grammy kishte veshur një bluzë të shkurtër në ngjyrë bezhë dhe streçe të zeza, ndërsa flokët biondë i kishte lëshuar lirshëm dhe ishte pa grim. Kjo dalje e thjeshtë ndodhi pak pas mbrëmjes madhështore të modës, ku ajo kishte shkëlqyer me një kostum ngjyrë smeraldi nga Burberry, dizajnuar nga Daniel Lee.
Në moshën 32-vjeçare, Cardi B dukej thuajse e panjohshme në publik, teksa përzihej me turmën gjatë blerjeve.
Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte paraqitja e saj e re trupore, pas vendimit për të hequr implantet e silikonit në të pasme, të vendosura ilegalisht në vitin 2018 në një bodrum në Queens.
Reperja, e cila u bë nënë për herë të tretë në shtator, ka treguar hapur për rrugëtimin e saj të dhimbshëm për të kthyer mbrapa ndërhyrjet estetike të së kaluarës.
Në janar të vitit 2024, pa e ditur se ishte shtatzënë, ajo kishte kryer një ndërhyrje për të hequr mbushësit e mbetur dhe për të trajtuar fibrozën.
“Në janar, menjëherë pas xhirimeve të klipit ‘Like What’, shkova dhe bëra një operacion tjetër”, tha ajo në një transmetim live në Instagram në tetor 2024.
Ajo kishte bërë disa teste shtatzënie dhe gjaku që dolën negative, por pas dyshimeve, gjinekologu i saj e konfirmoi se ishte në javën e 17-të të shtatzënisë.
Cardi — emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar — shtoi se heqja e injeksioneve në të pasme është një proces që kërkon disa ndërhyrje. “Përsëri hoqa disa injeksione. Sepse, e dini, duhet disa herë për t’i hequr. Gjithashtu rregullova disa gjëra që kishin të bënin me fibrozën”.
Në dhjetor 2022, ajo kishte treguar se kishte hequr 95% të injeksioneve të silikonit, duke shprehur keqardhjen për vendimin që kishte marrë në vitin 2014, kur kishte paguar 800 dollarë për to në një apartament të nëndheshëm në Queens. Ajo e përshkroi atë përvojë si “dhimbjen më të çmendur ndonjëherë”.
Cardi gjithashtu u ka bërë thirrje vajzave të reja të mos bëjnë operacione të tilla si BBL (Brazilian Butt Lift), duke theksuar pasojat shëndetësore. Ajo kujtoi një moment nga marsi i vitit kur kishte ndjerë një shije të çuditshme bakri në gojë dhe kuptoi se ishte sërish shtatzënë, ndonëse kishte bërë dy teste që kishin dalë negative.
“Në atë kohë mendoja se isha vetëm gjashtë apo shtatë javëshe,” tha ajo, por më pas mjeku e informoi se ishte thuajse në javën e 17-të. Ajo pranoi se kishte pasur marrëdhënie vetëm një herë me bashkëshortin e saj të larguar, Offset, në Shën Valentinin.
Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte e mirë, Cardi tha se e kishte njoftuar Offset për shtatzëninë dhe se të dy kishin qeshur nga habia. “Ishte një moment vërtet i çuditshëm dhe i papritur”, tregoi ajo.
Por sapo pa foshnjën në ekon e parë, emocionet e saj shpërthyen. “Ishte një bebe e plotë. Jo si një kokërr fasule, por një foshnjë e madhe me 10 gishta duarsh dhe 10 gishta këmbësh. U emocionova jashtëzakonisht shumë”.
Cardi solli në jetë vajzën e saj më 12 shtator, por ende nuk ka zbuluar emrin e saj.
Kjo periudhë e re në jetën e saj vjen në mesin e ndarjes së trazuar nga reperi Offset, me të cilin është martuar që nga viti 2017. Ish-çifti kanë së bashku dy fëmijë: vajzën Kulture, gjashtë vjeç, dhe djalin Wave, tre vjeç.