Sport
Ylli i Evertonit që realizoi dhe festoi me tymuese ndaj Chelseat, do të përballet me hetimin e FA
Demokracia
12:05 | 02 Maj 2022

Share:

Heroi i Evertonit në ndeshjen ndaj Chelseat të zhvilluar të dielën do të përballet me hetimin e Federatës Angleze.

Evertoni kishte nevojë të madhe për të tre pikët në “Goodison Park”, pasi Frank Lampard mirëpriti ish-skuadrën e tij në mes të një beteje të ashpër për rënie nga elita.

Fitoret e njëpasnjëshme të Burnley e kishin lënë Evertonin pesë pikë larg sigurisë dhe dukej si një rënie e parë që nga viti 1951, dhe me përfundimin e ndeshjeve po bëhej një shqetësim i madh.

Richarlison e çoi skuadrën e tij në avantazh 1-0 vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, duke shfrytëzuar gabimin e Cesar Azpilicuetas dhe duke e kaluar Edouard Mendyn, me golin që u festua shumë nga tifozët e skuadrës.

Tymueset u hodhën në fushë nga tifozët, me sulmuesin që mori njërën dhe e ktheu atë drejt tribunës, me FA që hapi një hetim./Demokracia.com/

Të ngjashme