Kosova sot ka udhëtuar drejt Sevillas atje ku të mërkurën do të ndeshet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kosova i nisi keq eliminatoret kur pësoi humbje nga Suedia me rezultat 0:3, dhe kjo maksimalisht e ka ulur motivin e skuadrës gjë e cila edhe i minimizon gjasat për të marrë rezultat pozitiv.
Megjithatë, një lajm i mirë ka ardhur nga Valon Berisha. Demokracia.com mëson se pjesë e ekspeditës së skuadrës dardane në Spanjë është edhe Valon Berisha i cili pritet të paraqitet të mërkurën.
Berisha mungoi në sfidën ndaj Suedisë për shkak të një lëndimi që pësoi një ditë para ndeshjes. /Demokracia.com