Sport
Ylli i Dritës në dyshim kundër Gjilanit, e konfirmon Nuhiu
Demokracia
18:52 | 09 Mars 2022

Share:

Futbollisti i Dritës, Rron Broja është në dyshim nëse do të luajë në derbin e madh lokal kundër Gjilanit, të enjten nga ora 13:00.

Mesfushori i ardhur verën e kaluar te gjilanasit ankon nga një shqetësim, ndërsa se a do të startojë apo jo kjo mbetet të shihet nesër, raporton Demokracia.com.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në konferencën e mbajtur sot për media, një ditë para sfidës së javës së 24-të në elitë.

Nuhiu gjithashtu njoftoi se i gatshëm për lojë do të jetë mbrojtësi i krahut, Ilir Blakçori.

Nuhiu theksoi se motivi në ndeshje të tilla nuk mungon dhe se Drita do ta bëjë maksimumin të kthehet te fitorja.

“Nesër na prêt një ndeshje e rëndësishme për skuadrën tonë dhe ndeshje e special për tifozët tanë.Te skuadra ime kam parë një motiv të vecantë për këtë ndeshje dhe është punuar mirë në këto dy ditë. Kemi analizuar kundërshtarin në detajet më ë vogla, bëhet fjalë për një kundërshtar që nuk është mposhtur në 20 ndeshje dhe ka individë cilësor. Por, gjithashku kemi edhe ne armët tona dhe potencialin tonë. Është përgatitur ndeshja në përpikmëri, sepse e dijmë vlerën e këtij tre pikëshi nesër. Pas mungesës së rezultateve, do të jetë shumë e rëndësishme të kthehemi te fitorja dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt objektivit tonë që kishim nga fillimi i kampionatit”, potencoi trajneri Nuhiu në konferencë për media. /Demokracia.com/

Të ngjashme