Sport
Ylli i Dortmundin vjen me gjestin e vitit, i dhuron fanellën tifozit të veçantë në tribuna
Demokracia
12:37 | 18 Gusht 2021

Share:

Talenti i Borussia Dortmund, Jude Bellingham ka fituar respektin e fansave të futbollit pas ndeshjes së Superkupës me Bayern Munichun.

“Milionerët” u mposhtën në “Signal Iduna Park” 1-3 nga gjigantët gjerman, Bayern Munich, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi 18-vjeçar anglez, Bellingham pas ndeshjes zgjodhi që fanellën e tij t’ia dhuronte një tifozi të veçantë që ishte në tribuna.

Bellingham nuk hezitoi fare, ndërsa shkoi në pjesën e tribunës ku ishte vendosur tifozi me nevoja të veçanta i cili sapo mori fanellën e anglezit u pa tejet i lumtur.

Duartrokitjet e tifozëve të tjerë në tribuna nuk munguan. /Demokracia.com

Të ngjashme