Një lajm i mirë ka ardhur nga skuadra e Bayern Munichut, transmeton Demokracia.com.
Sulmuesi i kësaj skuadre Thomas Muller e ka mposhtur zyrtarisht koronavirusin dhe rikthehet të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.
Sulmuesi gjerman është rikthyer në qendrën stërvitore për tu stërvitur dhe për të qenë në formë fizike për sfidën e së shtunës ku bavarezët do të sfidojnë Koln në “Allianz Arena”.
Një lajm i mirë ky për kampionët gjermanë por një lajm jo fort i mirë ky për Lazion e cila pritet të sfidohen për ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 të Champions-it ku takimi i parë përfundoi me fitoren e thellë 1-4 të skuadrës së Flick në stadiumin “Olimpico” të Romës. /Demokracia.com