Sport
Ylli i Bayernit Jerome Boateng po hetohet se dhunoi ish-të dashurën e cila më pas u vetëvra
Demokracia
11:09 | 25 Shkurt 2021

Share:

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng po kalon momente të vështira.

Ndaj tij është nisur një hetim nga Prokuroria Publike e Mynihut e cila dyshon se Boateng  ka dhunuar ish- të dashurën e tij Kasia Lenhardt, e cila bëri vetëvrasje dy javë më parë.

Rezultatet e autopsisë treguan për një vesh të shqyer të modeles dhe kjo shtyn të besohet se ajo kishte qenë pre e dhunës fizike.

Një lajm jo i mirë për mbrojtësin e Bayern Munich, i cili duket se është nën akuzë tashmë. Hetimet janë duke vazhduar.

Kjo gjë u konfirmua nga “Bild”, teksa raporton fjalët e kryeprokurores Anne Leiding:

“Procedimi u rihap më 10 shkurt 2021, sepse kemi marrë informacione të reja në kontekstin e hetimit për vdekjen e vajzës në Berlin. Rezultatet e autopsisë mund të japin indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është ende në vazhdim”. /Demokracia.com

Të ngjashme