Ylli i kombëtares kanadeze të futbollit, Alphonso Davies, ka “shpërthyer” në lot në shtëpinë e tij në Mynih kur ka mirëpritur fundin e ndeshjes kundër Xhamajkës (4:0).
Kanadaja u kualifikua në Kupën e Botës “Katar 2022” pas 36 vjetësh, shkruan Demokracia.com.
Davies nuk mundi t’i ndihmonte shokët e skuadrës, sepse Bayern Munich nuk e lejoi të udhëtonte në vendlindje, por mbrojtësi i majtë e ndjeki takimin vendimtar në TV.
Interesant është fakti se Davies ishte duke filmuar në “live” dhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit filloi të qante./Demokracia.com/
?? Les larmes d’Alphonso Davies devant la qualification du Canada au Mondial. Superbe ! Bravo à eux, très belle équipe. pic.twitter.com/vCieRb9oNz
— RMC Sport (@RMCsport) March 28, 2022