Sport
Ylli i Bayern Munich rezulton pozitiv për COVID-19, mungon ndaj PSG-së
Demokracia
17:19 | 06 Prill 2021

Share:

Sulmuesi i Bayern Munich, Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Ka qenë klubi gjerman që e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Bavarezët kanë shkruar në njoftim se Gnabry është në izolim shtëpiak dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

25-vjeçari gjerman do t’i mungojë kampionëve të fuqi të Evropës për ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Përballja ndërmjet Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit luhet të mërkurën nga ora 21:00 në “Allianz Arena”. /Demokracia.com

Të ngjashme