E ardhmja e Inaki Penas në Barcelonë është komplikuar, pas ardhjes së Ëojciech Szczesnyt, i cili tashmë është portier i parë i “Blaugranasve”.
Kjo situatë ka shkaktuar paqartësi për të ardhmen e portierit katalunas, i cili tashmë po e konsideron një ndryshim të ambientit, për të marrë më shumë minuta.
Në moshën 25-vjeçare, Pena beson se i duhet më shumë minuta për të treguar që është pjesë e elitës së futbollistëve në Europë, dhe largimi i tij gjatë verës është shumë i mundshëm.
Sipas “AS”, Galatasaray është shumë i interesuar për shërbimet e tij, me klubin turk që dëshiron ta zëvendësojë Fernando Muslera e “plakur”.
Portieri uruguajan që është pjesë e klubit turk për më shumë se një dekadë, ka shprehur dëshirë të rikthehet në vendin e tij, duke lënë Europën pasi kontrata e tij do të përfundojë në qershor të këtij viti.
Pena kishte kaluar një kohë në Stamboll me Galatan, duke qenë në huazim nga Barcelona.