Sport
Ylli i Barcelonës do t’i nënshtrohet operacionit në gju
Demokracia
20:45 | 05 Prill 2021

Share:

Lajme të këqija kanë ardhur nga kampi i Barcelonës.

Mesfushori brazilian, Filipe Coutinho, do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e majtë, çka do e detyron brazilianin të mbyllë paraprakisht sezonin.

Coutinho është dëmtuar që prej dhjetorit 2020, teksa javën e kaluar udhëtoi drejt Brazilit për tu konsultuar me mjekët, dhe sipas spanjolles ‘’Mundo Deportivo’’ me shumë gjasa 29 vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër pas atij që zhvilloi në janar të këtij viti.

Braziliani me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona këtë verë, teksa blaugranasit do të kenë pretendime për brazilianin, pasi për ta është blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. /Demokracia.com

Të ngjashme