Sport
Ylli gjerman largon tatuazhin me logon e Cityt, vendos një tjetër logo
Demokracia
10:33 | 25 Janar 2021

Share:

Futbollisti i Bayern Munichut, Leroy Sana ka bërë një veprim interesant, derisa e ka pranuar se i vjen keq për tatuazhin që bëri në shpinë kur po luante për Manchester City, transmeton Demokracia.com.

Në vitin 2017, futbollisti gjerman bëri tatuazh një festim të një goli në ndeshjen midis Manchester City dhe Monaco në Ligën e Kampionëve, kur klubi anglez festoi 5: 3. Menjëherë pas tatuazhit, i cili u bë për katër ditë, City humbi 3:1 në ndeshjen e kthimit dhe u eliminua.

Sezonin e kaluar, Sane refuzoi një kontratë të re me Cityn dhe shkoi në Bayern, dhe aty vendosi të hiqte stemën e klubit anglez nga tatuazhi dhe bëri tatuazh stemën e kombëtares gjermane në fanellën e tij.

“Unë isha i ri, sot do të kisha marrë një vendim tjetër. Gjithsesi,  mësova diçka prej tij”, ka thënë Sana për mediet gjermane. /Demokracia.com

Të ngjashme