Sport
Ylli fiton dramën kundër Pejës pas dy vazhdimeve në Ligën Unike
Demokracia
19:24 | 31 Tetor 2021

Share:

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore dramatike ndaj Pejës në Ligën Unike të basketbollit.

Kampionët e Kosovës fituan me rezultat 93:92 kundër pejanëve, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante, me skuadrat që u desh të luanin dy vazhdime për të caktuar fituesin.

Në fund, skuadra e Yllit, me përvojën e Gëzim Morinës e Erjon Kastratit ia doli të merrte fitoren.

Te Peja, Sirko hapi telashe për suharekasit, duke u treguar i saktë në momente vendimtare nga distanca. /Demokracia.com

Të ngjashme