Sport
Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit, kalon në gjysmëfinale
Demokracia
21:00 | 03 Shkurt 2021

Share:

Golden Eagle Ylli e ka mundur Bashkimin 74:60, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, derisa çerekun e parë e fiton 21:10. Lojë paksa më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, por megjithatë, therandasit ngritën edhe më shumë epërsinë, duke përfunduar pjesën e parë me shifrat 40:24.

Skuadra therandase nuk u ndal as në periodën e tretë, ku arriti epërsi deri në 23 pikë, aq sa përfundoi perioda e tretë 58:35. 10 minutat e fundit ishin formal dhe Ylli triumfon 74:60.

Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, në përballjen që zhvillohet të premten. /Demokracia.com

Të ngjashme